Vlerat tona
Në vitin 2000 e nisëm nga fillimi, por e dinim se ku po shkonim dhe çfarë synonim. Kishim ideale, njohuri, teknologji dhe më e rëndësishmja - qëllime të qarta. Sot ne jemi një nga kompanitë lider në prodhimin dhe shpërndarjen e ujit dhe pijeve joalkoolike në Maqedoni dhe ne investojmë në burimet tona dhe entuziazmin për t'i vënë produktet tona në dispozicion për klientët e rinj në mbarë botën.
Më shumë se 100 të punësuar në kompaninë tonë ndajnë në mënyrë të barabartë të njëjtin pasion për përsosmërinë, përmirësimin, prodhimin më bashkëkohorë dhe angazhimin për të sjellë buzëqeshje dhe kënaqësi për çdo klient që kemi.


Ndërgjegjësimi për mjedisin jetësor
Një nga qëllimet tona kryesore është ndërgjegjësimi dhe kujdesi për mjedisin jetësor. Kjo është arsyeja pse ne kemi zbatuar dhe funksionojmë sipas kërkesave të standardit të menaxhimit të mjedisit jetësor ISO 14001:2015.
Përgjegjësia shoqërore
Ne jemi dhe do të mbetemi një kompani me përgjegjësi shoqërore, e cila punon së bashku me konsumatorët e saj për të krijuar një të nesërme më të mirë dhe afirmim të vazhdueshëm të produkteve të reja inovative dhe cilësore.
Aspirim për zakone më të mira
Aktivitetet tona të përditshme përfshijnë ngjarje mbështetëse që nxitin dhe inkurajojnë shoqërinë të ecë në drejtime më të mira. Aktiviteti që në moshë të re, fokusi në shëndetin dhe sportin, si dhe kujdesi për veten dhe mjedisin jetësor, janë prioritetet kryesore të kompanisë sonë.

Si punojmë?
Fabrika jonë në fshatin Vakav, të Kratovës, ka linjë mbushëse plotësisht të automatizuar për paketimin në shishe xhami të pakthyeshme dhe PET me kapacitet 12,000 l/h dhe linjë të shurupit plotësisht të automatizuar, në përputhje me rregulloret ligjore dhe të gjitha rregullat për praktikën e mirë të prodhimit.
Nga burimi deri në impiantin e mbushjes, uji transportohet përmes një sistemi të mbyllur plotësisht të mbrojtur nga të gjitha ndikimet e jashtme. Në impiant kryhen filtrimi mekanik dhe ultrafiltrimi absolut 0.2μ për të përmbushur kërkesat e standardit të certifikuar të menaxhimit të sigurisë ushqimore. ISO 22000:2018
Produkti i ambalazhuar, gati për konsum, shpërndahet në ambientet e shitjes dhe hotelierisë në kushte rreptësishtë të kontrolluara, që transportohet me flotën vetanake.
