• 0

    Shporta juaj e blerjeve është bosh

    Porosia minimale e kërkuar nga 600 ден.
    Për porosi më lart se 1.200 ден. Dërgesa është falas.

Politika e cookie-ve

 

Cila është politika e cookie-ve?

Kur hyni në ueb faqen tonë ose përdorni shërbimet tona, palët e treta të autorizuara nga ne mbledhin cookie që përmbajnë të dhëna për ju. Kjo faqe shpjegon politikën për përdorimin e cookies-ve dhe teknologjive të ngjashme në ueb faqen tonë dhe aplikacione të tjera online dhe në celular. Ne i përdorim këto teknologji për të administruar faqen tonë, për të analizuar tendencat, për të ndjekur aktivitetet e përdoruesve dhe për të mundësuar kështu mesazhe dhe reklama të personalizuara promovuese. Kjo faqe shpjegon se cilat janë teknologjitë dhe të drejtat tuaja për të ndryshuar dhe kontrolluar përdorimin e cookie-ve. Herën e parë që hyni në ndonjë nga faqet tona, mund të merrni një mesazh që ju informon se ne përdorim "cookies". Duke klikuar "Unë pajtohem", duke mbyllur dritaren kërcyese ose duke vazhduar të përdorni ueb faqen, ju deklaroni se keni kuptuar dhe rënë dakord për përdorimin e këtyre teknologjive, siç shpjegohet në këtë Politikë të Cookie-ve. Nuk është e detyrueshme të pranohen cookie-t dhe pëlqimi për përdorimin e tyre mund të revokohet në çdo kohë (Si të kontrolloni cookie-t, të përfshira më poshtë në tekst). Mund të ndryshoni cilësimet e shfletuesit tuaj për të kufizuar ose bllokuar cookie-t dhe mund t'i fshini ato nga çdo pajisje në çdo kohë. Nëse nuk jeni dakord ose fshini cookie-t, disa pjesë të faqes sonë në të cilat keni qasje mund të mos funksionojnë siç duhet ose mund të kërkojnë shumë më shumë kohë për t'u hapur.


Çfarë janë cookie-t?

Cookie-t janë skedarë të vegjël teksti, pjesë kodi, që mund të përdoren nga ueb faqet për të përmirësuar përvojën e përdoruesit. Cookie-t ruhen në kompjuterin ose pajisjen tuaj celulare kur vizitoni ueb faqen. Herën tjetër që të vizitoni të njëjtin sajt, cookie-t na lejojnë të njohim shfletuesin tuaj. Cookie-t mund të ruajnë preferencat tuaja dhe informacione të tjera, por ato nuk mund të lexojnë të dhënat ose informacionin tuaj nga hard disku juaj ose të lexojnë skedarë të tjerë të ruajtur të cookie-ve nga sajte të tjera. Cookie-t që vendosen drejtpërdrejt nga faqja quhen "cookie-t të palës së parë". Cookie-t të vendosura nga palët e tjera quhen "cookie të palëve të treta". Cookie-t e palëve të treta mundësojnë funksionalitete të ndryshme në faqen tonë si (reklamim, funksione të mediave sociale, analitikë). Këto cookie nuk janë në pronësi të sajtit dhe nuk kanë kontroll mbi to dhe mënyrën se si do të përdoren.


Përse përdoren cookie-t?

Cookie-t përdoren për të kuptuar më mirë përdorimin e aplikacioneve dhe ueb faqes nga vizitorët, si dhe për të optimizuar përvojën e përdoruesit. Cookie-t lejojnë, që palës që i vendos ato, të njohin pajisjet e përdorimit të përdoruesit në krahasim me njoftimet dhe vizitat e mëparshme në mënyrë që të personalizojnë reklamat për një rëndësi më të madhe për përdoruesit. Ky informacion mund të mblidhet në të gjithë shfletuesit dhe pajisjet e uebit (kompjuterë, laptopë, telefona inteligjentë, tablet, etj.) por cookie-t e marketingut nuk përmbajnë të dhëna personale për përdoruesit. Kjo ueb faqe përdor lloje të ndryshme të cookie-ve. Disa cookie janë vendosur nga shërbimet e palëve të treta që shfaqen në faqet tona për të optimizuar përvojën tuaj në këtë ueb faqe.


Cookie-t që ne i përdorim:

Cookie-t e nevojshme (necessary cookies). Cookie-te nevojshme ndihmojnë një ueb faqeje të jetë e përdorshme duke mundësuar funksione bazë, të tilla si lundrimi nëpër faqe, përdorimi i një karroce blerjeje (shopping cart), pagesa, etj. Pa këto cookie-t, ueb faqja nuk mund të funksionojë siç duhet. Cookie-t preferenciale (Preference cookies). Cookie-t preferenciale lejojnë ueb faqen të kujtojë informacione që ndryshojnë mënyrën se si sillet ose duket, si p.sh. cila është gjuha juaj e preferuar ose rajoni në të cilin ndodheni.

 

Cookie-t statistikore (Statistical cookies). Cookie-t statistikore na ndihmojnë të kuptojmë se si vizitorët ndërveprojnë me ueb faqen përmes mbledhjes anonime të informacionit. Cookie-t e marketingut (Marketing cookies). Cookie-t e marketingut përdoren për të gjurmuar vizitorët nëpër ueb faqet. Qëllimi është të shfaqen reklama që janë të rëndësishme dhe tërheqëse për përdoruesin individual. Ne nuk kemi asnjë përgjegjësi ose juridiksion mbi cookie-t e vendosura nga palë të treta dhe ju këshillojmë të lexoni politikën e privatësisë dhe politikën e  cookie-ve të bashkëpunëtorëve dhe partnerëve tanë për të rritur sigurinë tuaj.  Cookie-t e performancës dhe funksionalitetit. Ky lloj cookie lidhet me gjurmimin nëse ktheheni përsëri në faqen tonë. Këto cookie përmbajnë informacionin e nevojshëm, për shembull nga cili qytet po hyni në këtë ueb faqe. Është e rëndësishme të theksohet se këto cookie-t nuk janë të nevojshme dhe nuk ndikojnë në përvojën tuaj kur vizitoni faqen tonë. Cookie-t e rrjeteve sociale (Social Media cookies). Këto cookie na lejojnë të integrojmë funksionet e mediave sociale në faqen tonë dhe mund të përdoren gjithashtu për qëllime marketingu. Cookie-t e vendosura nga faqja janë nën kontrollin tonë, kurse cookie-t e vendosura nga palë të treta, në këtë rast rrjetet sociale, nuk janë nën kontrollin tonë dhe ne nuk kemi asnjë përgjegjësi për përdorimin e të dhënave të mbledhura nga palët e treta. Për informacion më të mirë, ne ju këshillojmë të kërkoni dhe lexoni politikat e cookie-ve dhe të privatësisë të këtyre palëve të treta për siguri më të mirë.

 

Si t'i kontrollojmë cookie-t?

Kur qaseni për herë të parë në cilëndo faqe të magstore.mk, mund të merrni mesazh që ju informon se ne përdorim "cookies". Duke klikuar "Unë pajtohem", duke mbyllur dritaren kërcyese ose duke vazhduar të përdorni ueb faqen, ju deklaroni se keni kuptuar dhe rënë dakord për përdorimin e këtyre teknologjive, siç shpjegohet në këtë Politikë të Cookie-ve

 

Nuk është e detyrueshme të pranohen cookie-t dhe pëlqimi për përdorimin e tyre mund të revokohet në çdo kohë. Nëpërmjet cilësimeve në shfletuesin e internetit, mund të vendosni se cilat cookie dëshironi të mbani dhe cilat nuk dëshironi të mbani. Ju gjithashtu mund të kontaktoni kompaninë që vendos dhe kontrollon cookie-t. Kontrolloni cilësimet e ueb shfletuesit tuaj për më shumë informacion.

 

Ndiqni lidhjet e mëposhtme për informacione të dobishme rreth cookie-ve në motorët e kërkimit të njohur:

Microsoft Internet Explorer:

https://support.microsoft.com/en-gb/windows/delete-and-manage-cookies-168dab11-0753-043d-7c16-ede5947fc64d

Chrome:

https://support.google.com/chrome/answer/95647?co=GENIE.Platform%3DDesktop&hl=en

Firefox:

https://support.mozilla.org/en-US/kb/enhanced-tracking-protection-firefox-desktop?redirectslug=enable-and-disable-cookies-website-preferences&redirectlocale=en-US

Safari:

https://support.apple.com/kb/PH21411?locale=en_US


A marr cookie nëpërmjet email-it?

Mesazhet tona të email-it përmbajnë cookie që ofrojnë informacion nëse e keni hapur e-mailin dhe nëse keni klikuar në një lidhje të caktuar në të. Këto cookie janë unike për çdo përdorues, pra dy përdorues që marrin të njëjtin mesazh kanë cookie-t e tyre të veçanta dhe unike. Këto cookie shërbejnë vetëm për qëllime analitike dhe nuk mbahen në pajisjen tuaj.

 

Piksel gjurmues (Web Beacon)

Përveç cookie-ve, ne përdorim gjithashtu teknologji të tjera për të njohur dhe gjurmuar vizitorët në faqen tonë. Web Beacon ose pikseli gjurmues (tracking pixcel) është një imazh grafik (zakonisht një piksel) që transmetohet përmes një shfletuesi ose një mesazhi emaili HTML, zakonisht së bashku me cookie-n. Pikselet gjurmuese na lejojnë, për shembull, të gjurmojmë se si përdoruesit lëvizin nga një ueb faqe në tjetrën, si qasen në sajt, qoftë duke klikuar në një reklamë specifike në Facebook ose një baner në internet të vendosur nga një palë e tretë - për të mësuar dhe vlerësuar performancën e tyre të reklamave dhe të gjithë faqes në përgjithësi.

 

Informacione të përgjithshme

Politika e Cookie-ve është pjesë e Politikës së Privatësisë e cila shpjegon se çfarë bën me informacionin e mbledhur nga përdoruesit tanë. Për më shumë informacion, vizitoni Politikën e Privatësisë.


Politikat mund të ndryshohen dhe përditësohen herë pas here. Ju lutemi vizitoni politikat për t'u informuar për çdo ndryshim.